Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së dhe lë në fuqi vendimin e KAS! Votat e ardhura nga Greqia janë të vlefshme

Shkruar nga Newsbomb
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së dhe lë në
Foto ilustruese

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Ankesave (KAS) mbi numërimin e votave të diasporës.

Në shkresën e PD kërkohej mos numërimi i votave të ardhura nga Greqia duke pretenduar se janë të pavlefshme dhe të manipuluara.

Pas kësaj kërkese, ka qenë PS e cila ka kërkuar që procesi i numërimit të votave të diasporës të vijojë rregullisht pa penguar numërimin e votave.

Sakaq, ditën e sotme për mediat ishte kreu i KQZ , Ilirjan Celibashi i cili shpalli vendimin ku thuhej se në procesin e administrimit të votave nga diaspora, nuk është konstatuar asnjë parregullsi dhe se numërimi i tyre do të vijojë normalisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese