Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kokainë me autobus nga Shqipëria në Itali, arrestohen dy shoferët shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Kokainë me autobus nga Shqipëria në Itali, arrestohen dy
Foto ilustruese

Tre persona, dy shqiptarë dhe një italian kanë rënë në prangat e policisë italianë pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Përparim Rakip, 39 vjeç dhe Erion Tola 42 vjeç dhe Luigi Maggio 31 vjeç, ky i fundit një emër i njohur për policinë vendase.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët, dyshohet se drogën e kanë marrë me autobus nga Shqipëria, ku punonin si shoferë dhe më pas ia kanë dorëzuar italianit.

Policia ka ndjekur 31-vjeçarin italian, i cili ka shkuar në vendin ku ndalojnë autobusët e Shqipërisë që shkojnë në Milano, ku aty është takuar me dy shqiptarët, të cilët i kanë dhënë dy zarfe të mëdha të mbushur me kokainë.

Italiani drogën e mori dhe më pas e ka fshehur në bagazhin  makinës “Audi”, në gomën rezervë. Në përfundim të këtij aksioni u sekuestruan 23 kg kokainë dhe 6 blloqe heroinë me peshë afërsisht 3.5 kg. Sipas asaj që u rikonstruktua nga agjentët e Komisariatit të Venecias Garibaldi, lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar për tregun milanez në zonat Loreto, Crescenzago, Lambrate dhe Forlanini.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese