Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kokainë e ekstaz në dhomë, arrestohet 32-vjeçari nga Estonia në Dhërmi

Shkruar nga Newsbomb
Kokainë e ekstaz në dhomë, arrestohet 32-vjeçari nga
Arrestimi i 32-vjeçarit nga Estonia

Ka rënë në prangat e policisë një shtetas i huaj, 32-vjeç në Dhërmi. I riu nga Estonia u arrestua pasi është kapur me një sasi me drogëra të forta si kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers me qëllim shitjen e tyre në lokalet e natës në Dhermi.

Drogërat janë gjetur në dhomën ku 32-vjeçari qëndronte në Dhermi ku si pasojë është sekuestruar nga policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vihet në pranga një 32-vjeçar nga estonia, të cilit iu gjetën sasi me droga të forta si kokainë, ekstazi, ghb dhe poppers.

Sekuestrohet sasia e lëndëve narkotike që u gjet në dhomën ku 32-vjeçari qëndronte, në dhërmi.
Specialistët e seksionit për hetimin e narkotikëve të dvp vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe, si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin e huaj o. G., 32 vjeç, banues në estoni.


Gjatë kontrollit fizik dhe në dhomën ku ky shtetas qëndronte, në dhërmi, shërbimet e policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, kokainë, ekstazi, ghb dhe poppers, të cilat dyshohet se 32-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në dhërmi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese