Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

KLSH ushtroi një auditim në Bankën e Shqipërisë në 2018, raporti s’u publikua kurrë, kush ishin dy gjetjen e rëndësishme

Shkruar nga Newsbomb
KLSH ushtroi një auditim në Bankën e Shqipërisë në
Gazetarja Ola Xama

Gazetarja Ola Xama thotë se në vitin 2018 Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi një auditim në Bankën e Shqipërisë, por raporti nuk u publikua kurrë.

Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet siciale, Xama shkruan se dy nga gjetjet më të rëndësishme të atij auditimi kishin të bënin me përgjegjësitë që ka banka qëndrore në fushën e bonove të thesarit dhe atyre të privatizimit.

“Ajo që mësuam nën zë ishte se disa banka tregtare pa patur autorizim kishin mbledhur bono privatizimi të cilat ishin dorëzuar pranë Bankës së Shqipërisë. Nga ky operacion individë të shumtë në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë kanë përfituar nga privatizimet e objekteve publike dhe legalizimet përmes letrave me vlerë, pa dorëzuar asnjë qindrakë”, shkruan Xama ndër të tjera.

Postimi i plotë nga Ola Xama:

Në vitin 2018 Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi një auditim në Bankën e Shqipërisë, por raporti nuk u publikua kurrë. Dy nga gjetjet më të rëndësishme të atij auditimi kishin të bënin me përgjegjësitë që ka banka qëndrore në fushën e bonove të thesarit dhe atyre të privatizimit.

Ajo që mësuam nën zë ishte se disa banka tregtare pa patur autorizim kishin mbledhur bono privatizimi të cilat ishin dorëzuar pranë Bankës së Shqipërisë. Nga ky operacion individë të shumtë në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë kanë përfituar nga privatizimet e objekteve publike dhe legalizimet përmes letrave me vlerë, pa dorëzuar asnjë qindrakë.

Ligjërisht kjo lejohet, por jo nga subjekte që nuk kanë leje dhe pa mbajtur një sistem monitorimi nga institucioni përgjegjës. Kush e garanton nëse bonot që janë kthyer nga bankat e nivelit të dytë janë asgjësuar dhe bonot janë përdorur vetëm njëherë (siç përcakton ligji)?!

Në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend nga Kontrolli i Lartë i Shtetit na rezulton sërish se e njëjta situatë vazhdon të ndodhë dhe në vitin 2022 kur është bërë sërish një auditim. Banka Credins pa patur autorizim për të mbledhur bono privatizimi ka mbledhur dhe dorëzuar 24 milion euro dhe Raiffeisen 670 mijë euro.

Konstatohet se mungon mbikëqyrja në sistemin bankar se sa herë përdoren bonot e privatizimit. Kur është bërë iventarizimi i sasisë së printuar të bonove të privatizimit, gjendjes së shpërndarë, asaj në arkë dhe bonove të përdorura, shifrat kanë dalë me mospërputhje.

Se sa është shuma e bonove të përdorura disa herë, këtë duhet ta thotë KLSH dhe të publikojë raportin e plotë të auditimit. Gjetjet e konstatuara në vitin 2018 kur auditimi u kyç në sirtar, po vazhdojnë të përsëriten.

Përfitimi nga emetimi i bonove është forma më e sofistikuar e mashtrimit financiar të qytetarëve, pasi efektet është vështirë të kuptohen sepse transmetohen direkt te inflacioni (rritja e çmimeve). Kjo ironikisht është dhe forma ku shpërndarja e dëmit të abuzimit bëhet në mënyrë të drejtë për të gjithë, u rëndon të varfërve dhe të pasurve, qytetarëve dhe zyrtarëve- të paktën atyre që vazhdojnë të përdorin ende portofolin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese