Hapësire reklamuese


Aktualitet

KLP mblidhet për garën në Byronë Kombëtare, shefja Aida Hajnaj kërkon dhe një mandat të dytë

Shkruar nga Newsbomb
KLP mblidhet për garën në Byronë Kombëtare, shefja Aida
Ilustrim: Shefja e BKH, Aida Hajnaj

Lufta e ftohtë që po ndodh brenda godinës së qelqtë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të zbresë këtë të martë në tavolinën e Këshillin të Lartë të Prokurorisë.

Veç raportimit të prokurorit të përgjithshëm, në rend dite është shtuar edhe kërkesa e shefes së BKH për tu informuar mbi çeljen faktike të një gare mbi mandatin e radhës, që tregon mungesën e komunikimit mes zyrtarëve.

Njoftimi zyrtar i SPAK flet për hapjen e procesit të riemërimit për kreun e BKH që ligji ja garanton Aida Hajnaj edhe një mandat të dytë riemërimi kur i mbaron i pari. Por ky është vetëm titulli i procesit që po ndodh dhe jo thelbi.

“Në përmbajtje të njoftimit publik është e qartë se nuk po ndodh një proces riemërimi i zonjës Aida Hajnaj, e cila që në ditët e saj të para të marrjes së mandatit nuk pati aspak marrëdhënie të mira me SPAK-un edhe kur ai drejtohej nga z.Arben Kraja, i cili në fund të mandatit pesë vjeçar të Hajnës është pjesë e komisionit përzgjedhës të kandidatëve dhe aplikantëve. Pra nuk jemi në një proces riemërimi por garimi”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në njoftimin publik të titulluar siç e kërkon ligji si proces riemërimi, ka të drejtë  për të konkurruar për postin e drejtuesit të BKH  kushdo që ka eksperiencë si prokuror, punonjës i policisë së shtetit, policisë gjyqësore dhe hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aplikaniti më pas  do ti nënshtrohet shtatë provimeve të tjera që janë  testi logjik, mjekësor, fizik, ese me shkrim, interviste, poligrafi dhe verifikimi i figurës dhe pasurisë./TCH

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese