Hapësire reklamuese

Aktualitet

KLP mblidhet për drejtuesin e ri,  në garë vetëm një kandidat

Shkruar nga Newsbomb
KLP mblidhet për drejtuesin e ri,  në garë vetëm
 

Është duke u zhvilluar ditën e sotme mbledhja për drejtuesin e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas shkarkimit të Alfred Ballës.

Kandidate e vetme për postin e kreut të KLP, është Mirela Bogdani, e cila ka prezantuar platformën e saj.

Anëtarja e KLP, Nurihan Seiti ka vlerësuar figurën e Bogdanit, por tha që do ishte e rëndësishme që në garë të kishte kokurrencë.

“Jemi njohur me një kërkesë për mbledhje urgjente për funksionimin më të mirë të KLP duhet të zgjidhet kryetari i ri. Këshilli duhet të jetë funksional, nuk është hera e parë që kalohet një periudhë kohore ku mbaroi mandati i zotit Ibrahimi dhe zoti Balla mbajti posti e zëvendësit derisa u shpalosën të gjithë platformat.

Më duket se do të ketë një pikëpyetje për këtë mbledhje të Këshillit. E vlerësoj Bogdanin por do të doja që të kishte konkurrencë”, tha Seiti.

Kujtojmë që Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash vendosi më herët largimin nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet të ish-kreut të KLP, Alfred Balla, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë, KPK, që e mbylli procesin e tij pa një vendim. Vendimi u mor gjatë seancës së 21 majit në KPA, ku u pranua ankimimi i Komisioinerit Publik, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë.

Sipas vendimit të KPA, Balla s'ka të drejtë për t'u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

"Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare", thuhej në vendimin e Këshillit të Posaçëm të Apelimit.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Ndërsa, më 27 maj me 9 vota pro Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi përfundimin e mandatit të Ballës. Ajo që votoi kundër  vendimit për përfundimin e mandatit të Ballës, ishte vetëm Nurihan Seiti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese