Hapësire reklamuese

Aktualitet

KLP e nxorri në pension, KPA përfundon procesin e rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për prokurorin Pelivan Malaj

Shkruar nga Newsbomb
KLP e nxorri në pension, KPA përfundon procesin e rivlerësimit pa
Prokurori, Pelivan Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka dhënë një vendim përfundimtar për prokurorin e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Pelivan Malaj. Në procesin e rivlerësimit të bërë nga KPA ditën e sotme, nuk ishte e mundur që të merrej një vendim për prokurorin Malaj, pasi disa javë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e kishte nxjerrë në pension.

Në njoftimin e KPA-së thuhet se procesi i rivlerësimit për prokurorin Pelivan Malaj ka përfunduar pa një vendim përfundimtar për çështjen pasi objekti dhe dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur. Shkak për këtë vendim të kolegjit është bërë një vendim marrë me herët nga KLP,  i cili më 17 prill ka vendosur  ta nxjerrë në pension prokurorin, që ishte i pezulluar nga detyra pasi ishte shkarkuar  nga KPK  më 11 janar 2021 për shkak të mos justifikimit të pasurisë.

Më herët, prokurori Malaj e kishte ankimuar këtë vendim, më datë 19 mars 2024, Kolegji i Posaçëm i Apelimi njoftoi në faqen online se më datë 22 prill do të gjykohej në dhomë këshillimi ankimi i prokurorit Pelivan Malaj kundër ankimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra. Ndërkohë nga ana tjetër, vetë Malaj i cili duke dashur të dalë ne pension me statusin e prokurorit, kishte depozituar rreth 20 ditë para vendimit të KPA-së kërkesën për dalje në pension.

Vetëm pesë ditë përpara se Kolegji të mblidhej për të shqyrtuar ankimin e Malajt në dhomë këshillimi, KLP-ja vendosi të kalojë në rend dite një kërkesë të këtij subjekti rivlerësimi dhe deklaroi përfundimin e statusit të tij magjistratit për shkak të daljes në pension.

Më 22 prill, trupi gjykues i KPA-së që shqyrton ankimin e Malajt u mblodh dhe me shumicë votash vendosi të pranojë kërkesën e subjektit për shtyrjen e seancës gjyqësore për të konfirmuar që vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për mbarimin e statusit të magjistratit” ka marrë formë të prerë dhe në seancën e kësaj të marte u vendos për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese