Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor në një seancë të zhvilluar ditën e djeshme kanë miratuar rregulloren “Për bashkimin e procedimeve disiplinore në rastet kur një prokuror dhe një gjyqtar, janë të përfshirë në të njëjtën shkelje disiplinore”.
Kjo rregullore shënon një tjetër hap bashkëpunimi mes KLP dhe KLGJ. Në seancën që miratuar rregullorja e re morën pjesë 9 anëtarë të KLP dhe përfaqësuesve të projektit EU 4 Justice.
Me propozimin e Komisionit të Disiplinës, pas një pune të gjatë të bërë nga ky komision, së bashku me ndihmën e ekspertëve të projektit EU 4 Justice, Këshilli miratoi me votë unanime rregulloren “Për bashkimin e procedimeve disiplinore në rastet kur një prokuror dhe një gjyqtar, janë të përfshirë në të njëjtën shkelje disiplinore”.
Në bazë të kësaj rregulloreje, një prokuror dhe një gjyqtar do të konsiderohen të përfshirë në të njëjtën shkelje disiplinore kur, duke u mbështetur në të njëjtat fakte, ata kryejnë të njëjtën shkelje ose një shkelje të ngjashme që, për shkak të natyrës së saj, mund të konsiderohet ekuivalente, duke marrë parasysh pozicionet dhe përgjegjësitë profesionale të ndryshme të personave të përfshirë.
Njoftimi për media:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme seancën plenare të radhës, në prani të 9 (nëntë) anëtarëve të tij dhe përfaqësuesve të projektit EU 4 Justice.
Me propozimin e Komisionit të Disiplinës, pas një pune të gjatë të bërë nga ky komision, së bashku me ndihmën e ekspertëve të projektit EU 4 Justice, Këshilli miratoi me votë unanime rregulloren “Për bashkimin e procedimeve disiplinore në rastet kur një prokuror dhe një gjyqtar, janë të përfshirë në të njëjtën shkelje disiplinore”.
Në bazë të kësaj rregulloreje, një prokuror dhe një gjyqtar do të konsiderohen të përfshirë në të njëjtën shkelje disiplinore kur, duke u mbështetur në të njëjtat fakte, ata kryejnë të njëjtën shkelje ose një shkelje të ngjashme që, për shkak të natyrës së saj, mund të konsiderohet ekuivalente, duke marrë parasysh pozicionet dhe përgjegjësitë profesionale të ndryshme të personave të përfshirë.
Gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli vendosi unanimisht edhe miratimin e 2 (dy) Caktimeve të Përkohshme.
Pasi u njoh me relacionet shpjeguese të përgatitura nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi:
Zoti Petrit Çano të ushtrojë përkohësisht funksionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër;
Zonja Ermira Manelli, të caktohet përkohësisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan.