Hapësire reklamuese


Aktualitet

Klevis Disha nuk deportohet dot nga Britania, gjykata thotë se djali i tij 10 vjeçar ha vetëm kotoleta pule të huaja! U kap me 250 mijë paund cash

Shkruar nga Newsbomb
Klevis Disha nuk deportohet dot nga Britania, gjykata thotë se djali i tij
Foto ilustruese

Një shqiptar me të dhëna kriminale nuk mund të deportohet nga Anglia sepse djali i tij ka neveri për kotoletat e pulës nëse nuk janë të huaja.

Klevis Disha, 39 vjeç raporton Indipendent në Britani hyri ilegalisht në ishull kur ishte 15 vjeçar dhe i vetëm duke dhënë një emër të rremë dhe duke pretenduar se kishte lindur në ish-Jugosllavi. Edhe pse në atë kohë pretendimi për azil u mohua, ai arriti të marrë shtetësinë në 2007 pasi iu dha një leje e posaçme.

U takua me partneren e tij, një tjetër shqiptare që kishte marrë shtetësinë në 2006, me të cilën krijoi familje, me dy vajza dhe një djalë.

Megjithatë në 2017 u arrestua për dy vite sepse u kap me 250 mijë paund cash që besohet se kishin ardhur nga aktiviteti kriminal.

Në atë kohë Dame Priti Patel, sekretari i brendshëm urdhëroi deportimin e tij në Shqipëri dhe heqjen e shtetësisë. Por Disha e apeloi vendimin në gjykatë. Gjyqtari tha se do të ishte shumë e vështirë për djalin e tij 10 vjeçar që të ndahej nga i ati dhe të jetonte në Shqipëri.

Gjykata e emigracionit vendosi se kjo masë ishte tepër e ashpër pasi djali i tij 10 vjeçar nuk mund të kthehej në Shqipëri me babanë e tij për shkak të ndjeshmërisë që ka ndaj ushqimit, problemeve me shqisat dhe vështirësi në komunikim me emocionet.

Avokatët e Dishës thanë se djali, që gjuhë të parë ka shqipen, përfshinin gjithashtu “vështirësi shqisore” me disa rroba, veçanërisht çorapet, dhe disa lloje ushqimesh, gjë që bënte që ai të bllokohej dhe “të refuzonte të bënte çfarëdo gjëje.”

Apeli i Dishës u pranua. Megjithatë, një gjykatës nuk ishte dakord me vlerësimin se nevojat e tij shtesë nuk mund të përmbusheshin nëse ai do të kthehej në Shqipëri.

Gjykatësi David Merrigan tha se shembulli i vetëm i paraqitur përse djali nuk mund të shkonte në Shqipëri ishte se ai “nuk do të hante llojin e nuggetsave të pulës që janë të disponueshme jashtë vendit.”

“Nuk jemi të bindur se ky shembull i vetëm arrin një nivel të tillë ashpërsie që një gjykatës i arsyeshëm ta cilësojë si ‘tepër’ të ashpër,” tha ai.

Ai e dërgoi çështjen për t’u rishqyrtuar nga një gjykatës tjetër në një tribunal më të ulët për të vendosur mbi çështjen e vetme: nëse pasojat e dëbimit do të ishin tepër të ashpra për djalin 10-vjeçar.

Rasti është ende në proces.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Të huajt që kryejnë krime të rënda nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ne do të bëjmë gjithçka që ata të mos jenë të lirë në rrugët e Britanisë, përfshirë dëbimin e tyre nga MB sa më shpejt të jetë e mundur.”

“Që nga zgjedhjet, kemi dëbuar 2,580 kriminelë të huaj, një rritje prej 23% krahasuar me të njëjtën periudhë 12 muaj më parë.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese