Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kishte vjedhur para, bizhuteri dhe sende të tjera me makinën e tij në një banesë, arrestohet 34-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb

Kishte vjedhur para, bizhuteri dhe sende të tjera me makinën e tij

Një 34-vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë për vjedhje të një banese.

Arrestimi i shtetasit Besard Hasaniu bë pas kallëzimit të një 25-vjeçari se i kishin vjedhur para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë nga banesa e tij.

“Një operacion policor i koduar “Gjurmimi” ka çuar në kapjen dhe arrestimin në flagrancë të një 34-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vjedhje me thyerje të një banese.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u organizua pas kallëzimit të shtetasit E.N., 25 vjeç, i cili raportoi se i ishin vjedhur para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë nga banesa e tij.

Pas hetimeve intensive dhe veprimeve të shpejta, Policia identifikoi dhe lokalizoi autorin e dyshuar, shtetasin Besard Hasani, 34 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor, sende të ndryshme, dy celularë dhe një automjet, të cilët dyshohet se janë përdorur në kryerjen e krimit.“

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese