Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kishte shkuar të mblidhte çaj, bie nga shkëmbi dhe vdes burri në Maliq

Shkruar nga Newsbomb
Kishte shkuar të mblidhte çaj, bie nga shkëmbi dhe vdes burri
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq ku një shtetas ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Burime për mediat bëjnë me dije se burri, identiteti i të cilit ende nuk dihet ka rënë nga shkëmbi dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në Moglicë të Maliqit në vendin e quajtur Qafa e Gjarprit. Sipas dëshmive të banorëve të zonës ai kishte shkuar në atë zonë për të mbledhur çaj, por është rrëzuar nga shkëmbi.

Lidhur me këtë ngjarje në vijim pritet njoftimi i Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese