Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kishte probleme të shëndetit mendor, nisin hetimet për drejtoreshën dhe ish drejtorin e një shkolle në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Kishte probleme të shëndetit mendor, nisin hetimet për
Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka proceduar në gjendje të lirë nën akuzën “Shpërdorim detyre”,  drejtoreshën dhe ish- drejtorin e një shkolle 9- vjeçare në fshatin Grudë e Re.

Sipas njoftimit të Policisë, ata kishin punësuar si mësues matematike një shtetas jo të aftë mendërisht dhe duke mos i kërkuar atij paraqitjen e dokumentit të aftësisë për punë.

Ngjarja, e cila trajtua në emisionin investigativ “Fiks Fare” ditë më parë ka bërë që blutë e Shkodrës të marrin masa pas verifikimeve të mëtejshme të kryera në shkollën 9-vjeçare të fshatit Grudë e Re, Shkodër. Sipas hetimeve rezulton se shtetasi R. M., 59 vjeç, banues në Shkodër, është punësuar si mësues matematike në këtë shkollë, pa dorëzuar raportin mjekësor që tregon aftësinë për punë.

Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, edhe shtetasja D. K., 45 vjeçe, me detyrë mjeke e zonës, pasi më datë 20.03.2024, ka lëshuar një dokument që tregon se shtetasi R. M. është i aftë për punë, pavarësisht se ai është i diagnostikuar me sëmundje mendore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit R. S., 48 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare të fshatit Grudë e Re dhe Gj. D., 66 vjeç, ish-drejtor i kësaj shkolle, sepse pas informacioneve të marra nga emisioni investigativ “Fiks Fare” dhe verifikimeve të kryera në shkollën 9-vjeçare të fshatit Grudë e Re, Shkodër, ka rezultuar se shtetasi R. M., 59 vjeç, banues në Shkodër, është punësuar si mësues matematike në këtë shkollë, pa dorëzuar raportin mjekësor që tregon aftësinë për punë.

 Gjithashtu, për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, edhe për shtetasen D. K., 45 vjeçe, me detyrë mjeke e zonës, pasi më datë 20.03.2024, ka lëshuar një dokument që tregon se shtetasi R. M. është i aftë për punë, pavarësisht se ai është i diagnostikuar me sëmundje mendore.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese