Andrea Kercanaj, 47-vjeçari shqiptar është dëbuar nga Italia. Shqiptari i cilësuar nga mediat italiane si bosi shqiptar i Frosinones është riatdhesuar në Shqipëri mbrëmjen e së premtes, 31 maj 2024.
Shqiptari ishte koha e krimit shqiptar në Frosinone. Sipas asaj që mediat italiane raportojnë 47-vjeçari qarkullonte me armë në brez dhe kishte kthyer qytetin në një supermarket për shitjen e drogës.
Gjithashtu Kercanaj, në vitin 2021, u përfshi në përplasje me armë zjarri në burgun e Frosinone. Alessio Peluso, i njohur si O Niro, shefi i lagjes veriore të Mianos në Napoli, i cili donte të hakmerrej për një rrahje të pësuar disa ditë më parë, qëlloi me një armë të dorëzuar me dron. Në Itali njihej edhe me emrin Sandro dhe nuk është i padëgjuar për drejtësinë italiane.
“Kishte një sërë dënimesh dhe gjykime të tjera në pritje, por për shkak të mistereve të pazbuluara nga drejtësia italiane, pas më pak se tre vjet në burg, u lirua. Tani për të ka mbërritur një biletë, me shpresë vetëm me një drejtim, për në Shqipëri”, kështu shkruan italiania Il Messaggero për Andrea Kercanajn.
Në “CV”-në e tij penale, shqiptari ka dënime të shumta përfshirë edhe nga ato që kanë marrë formë të prerë. Bëhet fjalë për dënime të tilla si vjedhje, armëmbajtje pa leje, zhvatje, shfrytëzim prostitucioni dhe faktin se drejtonte një organizatë kriminale që synonte treguan e paligjshëm të lëndëve narkotike.
Disa vite më parë, për Kercanajn kishte shkuar edhe më keq, pasi një bashkëardhetar e qëlloi me armë në fytyrë.
Për muaj të tëra shqiptar luftoi mes jetës dhe vdekjes. Më pas ai u arrestua dy herë, për shkak se kontrollonte shpërndarjen e drogës në banesat publike në rrugën Bellini. Ai ka përfunduar në telashe edhe për një tentativë zhvatjeje ndaj Ernesto Barile.
“Figura të tjera drejtuese të krimit vendas i ishin nënshtruar atij. Bota e krimit shqiptar ka imponuar dominimin e saj në Frosinone vitet e fundit”, shkruan Il Messggero. Dhe rasti më i fundit që zbulon është krimi në një lokal në qendër të qytetit ku u vra Kasem Kasmi.
“Kercanaj është padyshim një nga krerët e padiskutueshëm të krimit të organizuar shqiptar”, shkruan Il Messagero ndër të tjera, duke iu referuar burimeve nga policia.