Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kishte kultivuar kanabis në oborrin e shtëpisë, bie në prangat e policisë një person në Lazarat

Shkruar nga Newsbomb
Kishte kultivuar kanabis në oborrin e shtëpisë, bie në
Pamje nga droga e sekuestruar në Lazarat

Një person nga Lazarati ka rënë në prangat e policisë gjatë paradites së sotme, pasi akuzohet se kishte kultivuar kanabis në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.P., përpos bimëve të kultivuara, atij ju gjetën edhe më shumë se gjysëm kilogrami kanabis në ambjentet e brendshme të banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj shtetasit të arrestuar rëndojnë veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Kontrolle intensive të territorit, në kuadër të planeve operacionale kombëtare të koduara “Territor i pastër” dhe "Tempulli", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e  narkotikëve.     

Vihet në pranga 1 shtetas që kishte kultivuar bimë cannabis sativa, në oborrin e banesës së tij, në Lazarat, si dhe posedonte 600 gramë cannabis sativa, në banesë.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal për kultivim të bimëve narkotike.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Territor i pastër” dhe "Tempulli", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.   

Si rezultat i kontrolleve, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Lazarat. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, 10 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia.

Në vijim të kontrolleve, në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 600 gramë cannabis sativa. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese