Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kishin mungesë dokumentacioni dhe nuk zbatonin perimetrin e sigurisë, bllokohen 9 mjete lundruese në Vlorë dhe Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Kishin mungesë dokumentacioni dhe nuk zbatonin perimetrin e sigurisë,
Pamje nga bllokimi i mjeteve lundruese në bregdet

Policia Kufitare ka bllokuar 9 mjete lundruese në bregdetin e Vlorës dhe atë të Durrësit, pasi nuk ishin të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm si dhe nuk zbatonin perimetrin e sigurisë.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në vijën bregdetare nga autoritetet ligjzbatuese, janë kontrolluar 78 mjete, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone. Nga këto janë bllokuar 5 mjete lundruese për mungesë dokumentacioni në Vlorë dhe Durrës si dhe janë ndëshkuar pronarët e tyre me masën administrative prej 10 mijë lekësh të rij.

Ndërsa në kuadër të monitorimit të perimetrit të sigurisë, në Velipojë, Vlorë dhe në Durrës, janë bllokuar 4 Jet Ski, si dhe janë ndëshkuar me gjobë 20 000 lekë secili, pronarët e tyre, për mosrespektim të këtij rregulli.

Policia apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det si dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i Policisë Kufitare:

Autoritetet ligjzbatuese kanë nisur kontrollet në të gjithë vijën bregdetare, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të rregullave të lundrimit.

Nga Ksamili në Velipojë janë kontrolluar 78 mjete lundruese, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone. Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, në Vlorë dhe në Durrës, 5 mjete lundruese, si dhe janë ndëshkuar pronarët e tyre, me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili.

Ndërkohë, në kuadër të monitorimit të perimetrit të sigurisë, në Velipojë, Vlorë dhe në Durrës, janë bllokuar 4 Jet Ski, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë secili, pronarët e këtyre mjeteve lundruese, për mosrespektim të perimetrit të sigurisë.

Policia Kufitare apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese