Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për shfrytëzimit të prostitucionit.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Fatmir Hoxha dhe Shkëndi Hoxha të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", të kryera në bashkëpunim.
Në pranga kanë ranë dhe shtetasit Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Prostitucioni".
Nga veprimet hetimore dyshohet se vëllezërit kishin përshtatur ambientet e hotelit në pronësi të tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit që kryhej nga shtetaset Q. T. dhe D. M.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për një rast të shfrytëzimit të prostitucionit, u finalizua operacioni i koduar "Sunset".
Kishin përshtatur hotelin e tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).
Vihen në pranga edhe 2 shtetase që ushtronin prostitucionin në këtë hotel.
Sekuestrohen hoteli në pronësi 2 vëllëzërve dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, më metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar "Sunset", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. H., 62 vjeç dhe Sh. H., 55 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", të kryera në bashkëpunim;
Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Prostitucioni".
Nga veprimet hetimore dyshohet se vëllezërit F. H. dhe Sh. H. kishin përshtatur ambientet e hotelit në pronësi të tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit që kryhej nga shtetaset Q. T. dhe D. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.