Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kikia: SPAK e ka copëtuar qëllimisht çështjen e Inceneratorëve, për të mos u hetuar

Shkruar nga Newsbomb
Kikia: SPAK e ka copëtuar qëllimisht çështjen e
Gazetari Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se SPAK e ka copëtuar qëllimisht çështjen e Inceneratorëve dhe se ai nuk është optimist për një përfundim të kënaqshëm të këtyre hetimeve.

I pranishëm në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Kika tha se kjo çështje është hetuar në mënyrë të programuar për të mos u hetuar, pasi sipas tij nëse dikush vjedh 3 banka nuk ke përse të bësh 3 gjyqe.

Për gazetarin, Kikia inceneratorët janë një krim i paramenduar, i shkruar në letër dhe i ekzekutuar, e ndërsa prokuroria e posaçme nuk ka shkuar tek ky projekt, për të hetuar zanafillën e gjësë.

“Unë nuk jam kaq optimist. Çështja e inceneratorëve është hetuar në mënyrë të programuar për t’u mos u hetuar. Nëse dikush ka vjedhur tri banka nuk mund të bësh tre gjyqe. Nuk mund të bësh një gjyq për secilën bankë. Çështja e inceneratorëve është një krim i paramenduar, i organizuar, i shkruar në letër dhe i ekzekutuar. Prokuroria nuk ka shkuar fare te projekti”,- tha Mentor Kikia.

Gjithashtu, Kika shton se dënimet që janë marrë për çështjen e Inceneratorëve janë të lehta, teksa thekson se nuk është me rëndësi arrestimi i personave, por ti jepet përgjigje pyetjes se përse u ngritën Inceneratorët, teksa evidenton se prokuroria e ka copëtuar qëllimisht për të mos i dhënë përgjigje.

“Te inceneratori i Elbasanit, ata që janë dënuar janë dënuar për abuzime me fondet. Në u arrestoftë edhe kryetari i bashkisë, prapë nuk është ky suksesi. Suksesi është përse u ngritën inceneratorët. Kjo pyetje nuk do marrë përgjigje. Prokuroria e ka copëtuar qëllimisht për të mos i dhënë përgjigje. Do mjaftohet me dënimin veç e veç të protagonistëve dhe me dërgimin jashtë të atyre që morën fletëthirrjet pasi morën letrat jashtë për azil. Ky nuk është sukses”,- përfundoi Kikia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese