Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Këta janë të rinjtë që u arrestuan në Tiranë, skema që përdornin për trafikimin e armëve

Shkruar nga Newsbomb
Këta janë të rinjtë që u arrestuan në Tiranë,
Blerim Krasniqi – Muhamed Krasniqi dhe Edison Thaçi

Personat që shihni në foto, janë të rinjtë nga Kosova që u arrestuan në Tiranë, pasi akuzohen për trafikim armësh.

Në pranga ka rënë Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25 vjeç, Muhamed Krasniqi 20 vjeç.

Shtetasi Blerim Krasniqi dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin Edison Thaçi, një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas Krasniqi, në bashkëpunim me shtetasin Muhamed Krasniqi kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.   

Dyshohet se grup kriminal ka sjellë armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Por ka dyshime se armët trafikoheshin edhe në Greqi për llogari të grupeve kriminale atje.

“Koka” e grupit që trafikonte armë dyshohet se është Blerim Krasniqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese