Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Këta janë palaço", Bushati shpërthen ndaj prokurorëve të SPAK: Sikur kushedi se çfarë bëri Tan Hoxha, thjesht gënjeu Fevziun

Shkruar nga Newsbomb
"Këta janë palaço", Bushati shpërthen ndaj
Ilustrim: Qyno dhe Hoxha duke dale nga SPAK - Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ka shpërthyer keq ndaj prokurorëve të SPAK, duke i quajtur ata "palaço që duan të gënjejnë shqiptarët", se kanë nxjerr vetë fashikuj të dosjes kundër grupit kriminal të Suel Çelës, ku përfshihen veç të tjerëve dhe dy kolegët gazetarë Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Sipas tij, këto janë "fishekzjarre" të qëllimshme për të mbuluar lidhjet politike të bandës dhe blerjen e votave për PS-në. Me ironi, Andi Bushati tha se SPAK ka identifikuar si problem të madh faktin që Artan Hoxha ka gënjyer Fevziun për një emision.

"Me çështjen e Hoxhes dhe Qynos. Nuk dua ti mbroj, ata e kanë përdhosur profesionin tonë, por se çfarë i duhet birbove të SPAK, që Artan Hoxha paska manipuluar emisionin e Fevziut për një bandë, nuk e kuptoj.

Po do SPAK të nxjerrë që media është kazan, le ta bëjë, por kur një gazetar, manipulon publikun apo emisionin e Fevziut, është problem moral dhe jo kriminal. Dini gjë që Hoxha të ketë nxjerrë njeri në kurth për ta vrarë? Ka bashkëpunuar për të bërë krim? Këta, si duket i ka huazuar pushteti edhe spin doktor që të dinë se çfarë efekti mediatik ka, sikur çështja e bandave janë Qyno që gënjen Karlon dhe Tan Hoxha që gënjen Fevziun.

Kjo është bërë që ne të merremi me Hoxhën, Qynon dhe Saimirin dhe të mos diskutojmë se ky grup ka vjedhur vota për PS, që kontrollonte lejen e kullave në zyrën e Ramës. Tani, edhe unë çuditem, si doli kështu Tan Hoxha? Në fund të fundit ka gënjyer Fevziun, asgjë më shumë, kjo na tregohet si gjëmë e madhe", u shpreh Andi Bushati në emisionin "Të Paekspozuarit".

Prokuroria e Posaçme ka në total 21 masa sigurie në kuadër të operacionit të zhvilluar tre ditë më parë në Elbasan dhe Tiranë, duke përfshirë ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe Gjykatës së Elbasanit, anëtarë të grupit të Suel Çelës dhe punonjës të mediave.

Bëhet fjalë për grupin që drejtohej nga shtetasi në kërkim ndërkombëtar Marjus Lulaj (alias Suel Çela), i cili vepronte në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve europiane dhe Shqipërisë, si dhe goditjen e rivalëve të tij në Elbasan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese