
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e fëmijëve të Ruzhdi Hoxhës, të cilër kërkonin dënim më të rëndë për autorin që vrau babain e tyre.
Fëmijët e Hoxhës kërkonin që autori, Fredi Rrushi të ketë një të dënim më të gjatë se 10 vite burg. Por kjo kërkesë është rrëzuar, duke lënë kështu në fuqi vendimin me 10 vite burg për autorin.
Kujtojmë qy vëllezërit Rrushi, Ferdinant (Fredi) dhe Pajtim, akuzohen për vrasjen e biznesmenit nga Tirana, Ruzhdi Hoxha. Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit nga Tirana, Ruzhdi Hoxha.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 15 vite burg, por për shkak të vendimit të shkurtuar, Rrushit i ulet 1/3 e dënimit, kështu autori do të vuaj 10 vite burg.
Ndërsa me 1 vit e 6 muaj burg është dënuar Pajtim Rrushi, i cili akuzohet për moskallzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin. Biznesmeni nga Tirana Ruzhdi Hoxha u gjet i vdekur më 6 nëntor të vitit 2021 në periferi të kryeqytetit, në zonën e Qafë Mollës në Dajt.
Ruzhdi Hoxha dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitete të kundraligjshme me mikun e tij Fredi Rrushi dhe prishja e pazareve mund të ketë sjell vrasjen e tij. Policia gjeti disa sende personale të cilat i përkisnin 43 vjeçarit, dhe më pas duke shtrirë hetimet ka gjetur dhe trupin e pajetë.
Ndaj autorit të dyshuar dhe të arrestuar Fredi Rrushi, për ngjarjen e 6 nëntorit 2021 rëndojnë akuzat e “armëmbajtjes pa leje” dhe e “zhdukjes së provave dhe kufomës”.