Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërkoi t’i hiqet masa e izolimit në 41-Biss, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi t’i hiqet masa e izolimit në 41-Biss, GJKKO rrëzon
Fran Marashi

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e  të burgosurit Fran Marashi për kundërshtimin e vendimit që e vendoste atë në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë. Kërkesa e Marashit u shpall e papranueshme për shkak të mosparaqitjes së tij në seancë, për pasojë, ai do të mbetet nën regjimin e posaçëm.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore t’i ngarkohen kërkuesit. Marashi ka të drejtë të ankimojë këtë vendim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme e dënoi me 10 Mars me burgim të përjetshëm Fran Marashin, i cili do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e datës 17 qershor 1997, ku u vranë 4 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e policisë ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Autoblinda e policisë ka ulur kapakët dhe është nisur në drejtim të sheshit në qendër të qytetit, por pa bërë 50-60 m rrugë, është goditur nga një predhë antitank nga vila e Protoduarëve.

Vendimi i gjykatës: 

1. Kërkuesi Fran Marashi me datë 06.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kundërshtim i urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi”, bazuar në Ligjin Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 470/1 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 37, datë 17.03.2025, vendosi:

1. Papranueshmërinë e kërkesës penale me numër 37 rregjistri themeltar, datë rregjistrimi 06.01.2025, me kërkues Fran Marashi, me objekt: Kundërshtim i urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi”, për shkak të mosparaqitjes së kërkuesit.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese