Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërkoi të ishte i pranishëm në Gjykatën e Elbasanit, dështon seanca gjyqësore për lirimin e Dritan Dajtit

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi të ishte i pranishëm në Gjykatën e Elbasanit,
Dritan Dajti

Sot ishte caktuar të zhvillohej gjyqi për Dritan Dajtin, teksa ky i fundit kishte kërkuar pafajësinë në Gjykatën e Elbasanit. Por, seanca nuk ka mundur të zhvillohet.

Sikurse raporton Klodiana Lala, Dritan Dajti ka kërkuar shoqërimin në Gjykatë për të qenë vetë i pranishëm në gjyq. Por, me urdhër të prokurorit Neritan Hoxha dhe për arsye sigurie, është vendosur që të mos plotësohet kjo kërkesë.

Në këtë mënyrë, seanca gjyqësore e planifikuar të zhvillohej me video-konferencë nuk është zhvilluar. Kujtojmë që Dritan Dajti ka kërkuar lirinë duke pretenduar se e ka konsumuar periudhën e heqjes së lirisë, pra 25 vite burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese