Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërkoi lirinë pasi u arrestua për trafikim emigrantësh, GJKKO rrëzon kërkesën e Blerand Kozicit

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi lirinë pasi u arrestua për trafikim emigrantësh,
Foto ilustruese

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e shtetasit Blerand Kozici për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Blerand Kozici ishte arrestuar më parë për trafikim emigrantësh, ndërkohë që gjatë fazës së hetimeve u zbulua se i pandehuri kishte tentuar të korruptontë gjyqtarët dhe prokurët për ti ulur masën e dënimit.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, GJKKO me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjykata dhe Erjon Bani vendosi që të mos pranojë kërkesën e apeluar nga i pandehuri Kocizi lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë të ndërmarrë ndaj tij nga Gjykata.

Njoftimi nga GJKKO:

1. Kërkuesi Blerand Kozici më datën 13.05.2024, Nr. 280 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” në atë të “Arresti në shtëpi” apo “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 237 dhe 234 i K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjykata dhe Erjon Bani me vendimin Nr. 280, datë 20.05.2024 vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Blerand Kozici.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita e njoftimit të vendimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese