Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e "financierit të Habilajve" Nezar Seiti

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e
Nezar Seiti

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Nezar Seiti, i njohur si “financieri i Habilajve”, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”

Nezar Seiti kishte paraqitur më 31 tetor 2024 kërkesën zëvendësimin e masës së sigurimit, por GJKKO me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole e rrëzoi kërkesën.

Nezar Seiti nihet si “financieri i Habilajve”, pasi nga hetimet ka rezultuar në trafikun miliona eurosh të drogës nga banda e Habilajve.

Emri i tij ka dalë në përgjimet e publikuara nga dosja e hetuesve italianë ku dëgjohet duke folur me Meridian Sulaj dhe vëllain e Moisi Habilajt, Florian Habilaj.

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Nezar Seiti me datë 31.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj
dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë
07.11.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës.
2. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e
nesërmja e komunikimit të vendimit.

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese