Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërkoi largimin e gjyqtarit, ja kur do të jepet vendimi për Lefter Allën (DATA)

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi largimin e gjyqtarit, ja kur do të jepet vendimi për
Lefter Alla

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Allës, Shkak është bërë një kërkesë që avokatët e Allës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lala.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 30 maj ku dhe do të shpallet vendimi për ish-kryebashkiakun i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës , shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ankimoi më herët vendimin për masën e sigurisë arrest me burg në Apel. Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.

Ai akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Rezulton se tenderi është fituar nga të njohurit e kryetarit të bashkisë, kurse punimet janë kryer nga nënpunës publikë të Bashkisë Bulqizë në kundërshtim me ligjin.

Përveç ish-kryebashkiakut u dënuan edhe 8 ish-zyrtarët e kësaj bashkie.

Dënimi për ish-zyrtarët:

Enkelejda Lleshit, 1 vit e 8 muaj burg, lirohet me kusht

Rubin Kola, Arsen Gjoka e Kujtim Zogu, 14  muaj burg, lirohen me kusht

Leonard Daci dënohet me 1 vit e 2 muaj burg, lirohet me kusht

Erion Isaku dënohet me 2 vite burg

Rasim Daci dënohet me 1 vit e 8 muaj burg

Aqif Konesha dënohet me 1.4 vite burg

Dali Gazidedja dënohet me 1 vit burg, lirohet me kusht

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese