Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkoi akt-ekspertizë financiare, Apeli i GJKKO-së rrëzon Jamarbër Malltezin

Shkruar nga Newsbomb
Kërkoi akt-ekspertizë financiare, Apeli i GJKKO-së rrëzon
FotoMontazh/ Jamambër Malltezi

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për akt-ekpertizën financiare.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Malltezi ankimoi në Apel vendimin e prokurorëve të SPAK më 15 qershor të këtij viti, ndërsa kërkoi që t’i bëhet akt-ekspertiza financiare.

Trupa gjykuese ka vendosur sot që ta rrëzojë këtë kërkesë të bërë nga Malltezi, në mënyrë që t’i shërbente më pas edhe hetimeve lidhur me kompleksin Partizani. Kujtojmë se lidhur me sekuestrimin e pasurive të tij, disa apartamente vijojnë ende të qëndrojnë të bllokuara.

Jamarbër Malltezi bashkë me ish-kryeministrin, Sali Berisha ndodheN në arrest shtëpie për shkak të çështjes “Partizani” nën akuzën se kanë bërë korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin..

Në njoftimin e publikuar më herët nga SPAK thuhet se Sali Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte edhe bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Gjithashtu sipas SPAK, Sali Berisha si kryeministër, ka ushtruar kontrolle e presion ndaj administratës për të nxjerrë sa më shpejt urdhërin e privatizimit, nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese