Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërkohej kudo nga policia e Kosovës, njësia speciale “Fast Albania” arrestoi Noizyn para koncertit

Shkruar nga Newsbomb
Kërkohej kudo nga policia e Kosovës, njësia speciale “Fast
FotoMontazh/ Noizy

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion mbrëmjen e djeshme për të arrestuar reperin Noizy dhe Dj e tij, Crax (Bahtjar Bajraktari).

Riger Rajku dhe Dj i tij u arrestuan nga Fast Albania, pasi ishin prej disa ditësh në kërkim nga Policia e Kosovës për ngjarjen e ndodhur jashtë një lokali në Pejë, ku u dhunua barbarisht personazhi i njohur i Tik Tok, Medi Iseni.

Ngjarja bëri bujë, jo vetëm për dhunën barbare ndaj Isenti, por edhe se në këtë përplasje referohej emri i Noizyt, Stresit, Dj Crax dhe të tjerë.

Për arrestimin e reperit dhe mikut të tij është angazhuar Njësia K e forcave operacionale në Policinë e Shtetit, e njohur dhe si FAST Albania, e cila përbëhet nga oficerë karriere që merren kryesisht me lokalizimin dhe prangosjen e shtetasve të kërkuar, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për shkak te bujës së madhe që mori rasti dhe karshillikut që i bënin shtetit Rigels Rajku dhe Bahtjar Bajraktari, Policia shqiptare ka angazhuar nga një njësitë elitë të saj.

Oficerët kanë qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim të këtyre dy shtetasve që u përfshin në nje sherr të dhunshëm në Kosovë dhe si për t'i treguar reperit që vazhdonte koncertet sikur të mos kishte ndodhur asgje, edhe pse ishte në kërkim, FAST Albania ka mësyrë në mes të Lezhës dhe i ka hedhur prangat Noizyt dhe Dj Crax pak para se të shkonin për të performuar në një lokal nate.

Noizy dhe miqtë e tij që prej datës 1 gusht kanë qenë në qendër të vëmendjes nga media, pasi reperi edhe pse kishte një urdhër arrest, vijonte i qetë përditshmërinë e tij. Edhe pse është personazh i njohur autoritete e Kosovës nuk iu ndanë deri sa u vendos në pranga.

Kjo ngjarje e rëndë ka shokuar jo pak publikun, se si mundet një personazh si Noizy, i cili është idhull për shumë të rinj të kryejë një akt të tillë.

Ndryshe nga shumë artistë të tjerë, Noizy ka një miqësi të ngushtë edhe me qeveritarët në Shqipëri. Jo pak herë atë e kemi parë në shoqërinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, madje edhe krah kryeministrit Edi Rama.

Kërkohej kudo nga policia e Kosovës, njësia speciale “Fast
Noizy me Erion Veliajn

I përfshirë në shumë aktivitete, Noizy i shoqëruar nga biznesmenë, kolegë apo dhe politikanë ka përcjellë mesazhe sensibilizuese për të rinjtë, por me sherret e njëpasnjëshme, të cilët vlen të theksohet që nuk janë të pakta, reperi po na vërteton se nuk është dhe aq “djalë i mirë”, sa me zë të lartë e ka përsëritur në intervista të ndryshme.

Kërkohej kudo nga policia e Kosovës, njësia speciale “Fast
Noizy me Edi Ramen

Jo më larg se dy javë më parë Noizy erdhi me një intervistë ekskluzive me Mira Kazhanin ku foli mbi jetën e tij dhe shembullin e djalit punëtor që transmeton te fansat.

Sipas reperit kur ata shkojnë ta ndjekin live në koncertet e tij nuk shohin vetëm një muzikant, por një njeri i cili ka arritur t’ia dalë me forcat e tij, që punon fort dhe që nuk është ai djali “bad boy” që repi e “detyron” të tregojë në skenë.

Noizy nuk është shembull vetëm për muzikën, por për shkak të punës të dedikuar ka arritur të bëjë edhe biznes dhe kur vijnë njerëzit te koncerti nuk shohin një muzikant, shohin shumë gjëra. Shohin një çun jo nga Tirana, shohin një çun që ka pas jetuar në Sukth.

Ka lindur atje, shohin një çun që ka qenë refugjat që ështëk thyer nga emigrimi, shohin një çun që arriti të thyejë akullin në Tiranë, një djalë që u integrua me estradën, shohin një djalë që ja arriti të bëjë sukses me muzikë. Një fjalë që falë muzikës në Shqipëri që thonë nuk mund të arrihet ka arritur të bëjë shumë gjëra të tjera.

Kështu që kur shohin  Noizyn në koncert, nuk shohin thjesht një muzikant. Edhe kur postoj në TikTok nuk postoj për të shitur mend, por që në mendjen time uroj që t’ia dalësh edhe ti. E dinë njerëzit kur unë postoj e çfarë postoj dhe me çfarë mendje. Kjo është prandaj njerëzit nuk e marrin për keq", tha reperi.

Ndërkohë, pas ngjarjes së djeshme ku një i ri u dhunua me doreza hekuri nga Noizy dhe grupi i tij, lind natyrshëm pyetja: Çfarë shohin në këtë rast të rinjtë te reperi?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed