
Një 24 vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi E.B është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, pasi ishte plagosur në këmbë me armë zjarri.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si dhe janë ngritur pika kontrolli në zonë.
Nisur nga njoftimi, nuk janë ende të qarta motivet e ngjarjes, ndërsa autoritetet policore vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftim i policisë:
Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.