Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërcënuan xhaxhanë e tyre me kallashnikov, dy të rinjtë i morën paratë gjyshit! Si nisi konflikti në familjen Mali në Krujë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënuan xhaxhanë e tyre me kallashnikov, dy të rinjtë
Foto ilustruese

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Bubq të Krujës ku dy vëllezër 17 dhe 19 vjeç, kanë kërcënuar me armë zjarri kallashnikov xhaxhanë e tyre.

Fatmbardh Mali është 19-vjeçari i arrestuar nga policia pranë banesës së familjes Mali, ndërsa vëllai i tij është ende në arrati.

Konflikti në familje ka nsiur para disa ditësh ku shkak dyshohet të jetë bërë një shumë monetare që dy të rinjtë i kanë marrë gjyshit të tyre duke i thënë se kishin disa probleme me persona të tjerë. Më pas ka qenë xhaxhai i tyre, i cili ka shkuar dhe i ka denoncuar në policia për mashtrim.

Dy vëllezërit janë thirrur fillimisht në komisariat dhe më pas kanë arritur të sigurojnë armën dhe kanë kërcënuar xhaxhain. Në mesin e tyre për t’i ndarë ka hyrë babai i dy të rinjve, të cilët e kanë kërcënuar dhe të më pas. Autoritetet janë duke hetuar dhe pista të tjera në lidhje me përfshirjen e tyre në pazaret e drogës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese