
Foto ilustruese-Policia greke
Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi dyshohet për grabitjen e një punonjësi karburanti.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në zonën e Stavroupolit në Selanik. Dy gabitësit kanë kërcënuar dhe rrahur punonjësin e karburantit, për t'i vjedhur paratë që kishte.
Mësohet se 31-vjeçari është arrestuar nga policia pasditen e djeshme. Ai ka qenë edhe më herët me precedentë penalë për vepra të ndryshme, si grabitje dhe drogë.
Ndërkohë po vijojnë hetimet dhe po punohet për gjetjen e bashkëpunëtorit të tij, 26-vjeçar, i cili po ashtu është me kombësi shqiptare.
Sondazh
Poll