
Një shtats shqiptar i armatosur me hanxhar dhe thikë është arrestuar nga autoritetet gjermani.
Arrestimi i 29-vjeçarit u bë pasi i armatosur ai ka shkoi në një stacion policor në perëndim të Gjermanisë dhe kërcënoi me vrasje oficerët dhe bërtiti në gjuhën arabe “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi).
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në stacionin policor në Linz, afër Bonit, ndërsa fatmirësisht nga incidenti nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Pas arrestimit, 29-vjeçari, me origjinë shqiptare sipas autoriteteve gjermane, është dërguar n paraburgim. Prokurorët thanë se ai dyshohet për tentim vrasje dhe për motive ekstremiste islamike.
Policia ka gjetur një flamur të Shtetit Islamik të vizatuar me dorë në mur gjatë bastisjes së banesës së 29-vjeçarit, thanë prokurorët.
“Kemi më shumë se një tregues se i pandehuri u motivua nga islamizmi radikal”, tha Michael Ebling, ministër i Brendshëm i landit perëndimor Rhineland-Palatinate.