Një 21-vjeçar ka rënë në pranga për shkak se përndiqte prej kohësh një 38-vjeçare.
Përmes një njoftimi, policia bën me dije se i riu i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri 38-vjeçares pasi edhe e kërcënonte se do i publikonte disa foto intime.
“Përndoqi një 38-vjeçare dhe e kanosi atë nëpërmjet telefonit, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë,” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.