Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërcënoi me mesazhe efektivin në Lezhë, arrestohet 19-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënoi me mesazhe efektivin në Lezhë, arrestohet
Pamje nga arrestimi

Rafaelo Lleshi 19-vjeç ka rënë në prangat e Policisë pasi ka kërcënuar një efektiv policie.

Përmes një njoftimi zyrtar autoritetet bëjnë me dije se ditën e djeshme, rreth orës 18:00, në afërsi të shinave të trenit në qytetin e Lezhës, punonjësit e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “Golf”.

Drejtuesi i automjetit nuk dispononte dokumentet për xhamat e errët të mjetit, e për këtë arsye efektivët i kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit.

Drejtuesi i mjetit nuk ka kundërshtuar, mirëpo Rafaelo Lleshi i cili ishte pasagjer në këtë mjet ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë, e më pas ka kërcënuar me mesazh njërin prej tyre.

“Më datë 08.12.2024, rreth orës 18:00, në qytetin e Lezhës, në afërsi të shinave të trenit, punonjësit e Policisë në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike e asaj rrugore, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”.

Gjatë kontrollit të mjetit nuk i është gjetur asnjë send i kundraligjshëm, ndërsa gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit rezultoi se, drejtuesi i automjetit nuk dispononte dokument për xhamat e errësuar të makinës dhe për këtë arsye punonjësit e Policisë i kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit.

Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por, shtetasi Rafaelo Lleshi 19 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë si dhe, njërit prej tyre i ka dërguar menjëherë në celular një mesazh kërcënues për shkak se i hoqi veshjen që kishte errësuar xhamat e automjetit shoku i tij.

Veprimet procedurale janë kryer nga OPGJ i Prokurorisë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit, shtetasit R. Ll., banues në Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese