Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërcënoi gazetarin Armand Brahon, nën hetim punonjësi i Bashkisë Pogradec

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënoi gazetarin Armand Brahon, nën hetim punonjësi i
Prokuroria e Korçës

Prokuroria e Korçës ka regjistruar një procedim penal, pasi një punonjës i bashkisë së Pogradecit, me detyrë shofer ka kërcënuar një gazetar.

Bëhet me dije se ka nisur procedim penal për shtetasin Y.B., për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’

Procedimi penal u regjistrua kryesisht pasi gazetari Armand Braho, denoncoi publikisht se është kërcënuar nga një punonjës në Bashkinë e Pogradecit. Ai ka qenë duke kryer detyrën e tij për të pasqyryar një aktivitet në Pogradec, ku është kërcënuar nga punonjësi i bashkisë. Gazetari e bëri denoncimin publikisht me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Prokuroria pranë Gjykatës Së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë:

Dyshime se kërcënoi gazetarin, Prokuroria Korçë regjistron procedim penal për shtetasin Y.B., për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar procedimin penal nr. 1415, datë 07.11.2024 për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’ ndaj shtetasit Y.B.

Procedimi penal u regjistrua kryesisht pasi shtetasi A.B, me detyrë gazetar, denoncoi publikisht se është kërcënuar nga një punonjës në Bashkinë e Pogradecit.

Duke pasur parasysh interesin mbi këtë çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë shpreh angazhimin për ndjekjen me përparësi dhe informimin e publikut mbi ecurinë e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese