Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Kemi një gocë, futi një vulë", Zbardhet DOSJA: Inspektorët e Rinasit kalonin në vendet e BE shqiptarët e deportuar dhe fëmijë pa prokurë

Shkruar nga Newsbomb
"Kemi një gocë, futi një vulë", Zbardhet DOSJA:
Arrestimi i efektivëve në Rinas/ 4 qershor 2024

Zbardhet dosja e Prokurorisë së Tiranës për 8 efektivët e policisë së Rinasit të cilët u arrestuan pas zbulimit të skemës së mashtrimit ku lejonin kalimin drejt BE të personave të cilët kishin shkelur rregullat e Bashkimit Europian dhe ishin problematikë.

Nga hetimi disa mujor i policisë, rezultoi se 8 policët e Aeroportit të Rinsit në bashkëpunim me Eneo Sulejmanin, i cili u arrestua muaj më parë për trafikim droge, kalonin këta shtetas në këmbim të vlerave nga 50 euro deri në 500 euro, në varësi të problemit.

Skema u zbulua nga përgjimi i celularit të Eneo Sulejmanaj, tanimë i arrestuar i cili kishte një agjensie turistike “Bus Albania” ku shkonin dhe personat “klientët” ku më pas Sulejmani kontaktonte me Briken Tereziun me detyre kontrollor në Aeroportin e Rinasit.

Sulejmani i dërgonte foto të pasaportave të personave të cilët kishin thyer rregullat e BE-së me qëndimin, dhe Briken Tereziu bënte të mundur kalimin e tyre. Për ata që kishin disa problematika dhe vula, kalimi bëhej me tranzit.

Dosja e Prokurorisë së Tiranës:

06.04.2023 ora 06.30 PM KI Soriraq Nune dtl.26.09.2000 nr. personal K00926076L;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 06.04.2023, ora 06:30 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj i dërgon shtetasit Briken Tereziu fotografinë e pasaportës së shtetasit Sotiraq Nune dhe pas disa kominikimesh përkatësisht në orën 06:37, 06:39, shtetasi Eneo Sulejmanaj i shkruan bashkëbiseduesit “Eshtë ky Shefi i stacionit, na ndihmoi, Rrofsh vlla.

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është i kthyer “deportiv” nga Gjermania më datë 24.01.20222, me motivin se i eshte refuzuar azili ekonomik ne kete shtet.

Më datë 06.04.2023 ora 06:46 PM ai ka udhëtuar në dalje të territorit të RSH, nga Pika e Kalimit të Kufirit Hani Hotit me automjetin me targë AA982ZH dhe është përpunuar nga punonjësi i policisë me user ne TIMS “PALAJZH”;

10.04.2023 ora 09.17 AM Pass Elisabeta Kazanxhiu dtl.25.08.1991 nr. personal J15825046P;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 10.04.2023, nga ora 09:16 AM – 09:50, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: Je në punë sot?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi një goc sot për Bari(dhe i dërgon foton e pasaportës fotografinë e pasaportës së shtetases Elisabeta Kazanxhiu)

Brikeni: Ca ka kjo, Ditë?

Eneo: Po vlla. Ka nejt shumë. Po tani po ja shof pasap po ti coj me foto vulat

Brikeni: Te 4 thuji. Për Bari ca ore

Eneo: 11:15 me Wizz. Po ngjiten vlla shif e futja një vule

Brikeni: Ok

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (10.04.2023 ora 10:02 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS, (Referuar të dhënave të sistemit TIMS shtetasja ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet shengen, pasi është larguar më datë 24.03.2018 dhe ka hyrë në Shqipëri më datë 18.03.2023)

11.04.2023 ora 12.12 PM Pass Elion Raxha dtl.17.04.1987 nr. personal I70417015V;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin whatsup, rezulton se më datë 11.04.2023, nga ora 12:12 PM – 12:19PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;

Eneo: Është një shok për Budapest sot (I dërgon foto të pasaportës së shtetasit Elion Raxha)

Brikeni: Ok ma nis ta shof. Ok te 4 thui

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (11.04.2023 ora 13:12 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB (Briken Tereziu), në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

15.04.2023 ora 01.17 PM Pass Mariglen Hysa dtl.02.08.2000 nr. personal K00802013G;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 15.04.2023, nga ora 01:11 PM – 01:43 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: ….Pune je?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi nje djalë për Budapest Athinë

Brikeni: Ma nis

Eneo;( I dërgon foton e pasaportës së shtetasit Mariglen Hysa) Ditet ka. Ka ca vula. Po e pe tnevojshme vej edhe na nji nga ato të tuat. Ktu është djali vlla, e boni cjek in

Brikeni: Te 4

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (15.04.2023 ora 14:20 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS.

Ky shtetas ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së, pasi është larguar nga Shqipëria më datë 10.06.2022 dhe është kthyer më datë 04.04.2023.

18.04.2023 ora 09.35 AM Pass Benarda Cani dtl.31.01.1992 nr. personal J25131042Q;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin ëhatsup, rezulton se më datë 18.04.2023, nga ora 09:33AM – 09:49 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;

Eneo; Je ne punë sot?

Brikeni: Po

Eneo:( I dërgon foton e pasaportës së shtetases Benarda Cani)

Brikeni: Ok

Eneo: Ne 10 e 55, E mbaroi chech,in

Brikeni: Ok 1 min, Ok te 4 të vij

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (18.04.2023 ora 10:56 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Kjo shtetase ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së.

22.04.2023 ora 02.41 PM pass Brikela Trakaj dtl.15.07.19997 nr. personal J75715083S (2 here edhe dt.09.09.2023 ora 10.23 PM);

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 22.04.2023, nga ora 12:41 PM – 02:51 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: Si tkam vlla

Më pas komunikojnë në voice call dhe i dërgon pasaportën e shtetases Brikena Trakaj

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë 22.04.2023 ora 15:45 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, ndërsa më datë 10.09.2023 ora 05:19 nga punonjësi i policise MesiER, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

23.04.2023 ora 08.54 AM pass Enkeleda Xhaja dtl.08.06.1983 nr. personal I35608047C;

23.04.2023 ora 08.54 AM pass Brajan Xhaja dtl.12.09.2019 nr. personal L90912008K;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.04.2023, nga ora 08:15 AM – 09:51 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:

Eneo: Mgjesi vlla

Briken: Mirmgjes

Eneo: Si u gdhive

Briken: Mire mire. U vonova mrom se isha me nje dark familjere

Eneo: Ska gje vlla tak sot po qe I lire. Ate gocen sot e bejm dot

Ne orën 08:24AM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Enkeleda Xhaja dhe Brajan Xhaja. Ca nr ti them vlla

Briken: Te 4

Eneo: Po ngjitet vlla

Briken: Ok

Eneo: Cdo gje ok vlla

Briken: Ok

Eneo: Rrofsh vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Enkeleda Xhaja është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Brajan Xhaja është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuBi cili ka lejuar kalimin e të miturit pa prokure nga prindi tjetër.

“Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale,:

Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Ermal Mesi, i dtl 07.08.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

➢ Inspektor Aris Drini, i dtl 03.12.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale:
➢ Inspektor Ylli Prençi, i dtl 19.02.1997, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Rei Shenjtolli, i dtl 13.05.1998, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

➢ Inspektor Enkis Aliaj, i dtl 23.07.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

➢ Inspektor Argil Hasa, i dtl 25.01.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Po kështu, aktualisht vazhdojnë hetimet edhe në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed