Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Kemi foto”, Artan Hoxha: Takimin e Ramës me Luftar Hysën e ndërmjetësoi Dorian Duçka

Shkruar nga Newsbomb
“Kemi foto”, Artan Hoxha: Takimin e Ramës me Luftar Hysën
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhe me intervistën e kryeministrit Edi Rama në “Rai3” si dhe për deklaratën e tij në lidhje me takimin e tij me Luftar Hysën.

Sipas Hoxhës, Rama është takuar me Hysën dhe se për këtë kanë foto nga momenti kur kanë dalë nga takimi, e që sipas tij këtë takim e ka ndërmjetësuar këshilltari i kryeministrit, Dorian Duçkas.

Unë nxora foton e Ramës me Ardian Çapjan. Për takimin me Luftar Hysën ne nuk kemi foto brenda, por kemi foton jashtë duke dalë. Kur doli te emisioni i Blendi Fevziut gjysmën e emisonit u mor me mua. Por emri i tij ishte përmendur te “Panama Papers”. Arben Ahmetaj di ndarjen e parave dhe të flasë për to, jo të merret me teknikalitete.

Ai është njeriu që menaxhoi paratë e Shqipërisë. Në materialet që pata nxjerrë atë kohë për Luftar Hysën, kazinotë ishin sulmuar, sepse donin t’ia merrnin nën kontroll në Meksikë. Pastaj erdhi në Shqipëri dhe janë dy hotele brand që janë edhe kazino. Hysa është qytetar i lirë. Janë vëllezërit bashkë. Ai nuk ka pasaportë kanadeze. Personazhi që ndërmjetësoi takimin në kryeministri ishte Dorian Duçka dhe foto kur del nga kryeministria është Duçka si këshilltar i kryeministrit, eurodeputeti gjerman dhe Luftar Hysa”, tha Hoxha për “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Kujtpjmë që Hysa në reportazhin e Rai3 thuhet se pastron paratë e  kartelit meksikan të Sinaloas. Ndërsa Rama gjatë intervistës dje tha se me të kishte folur për një kazino që do hapej në Vlorë.

“Atje (në Vlorë) është një investim i një familjeje vlonjate. I ati është një person i njohur në Vlorë sepse ishte një nga aktivistët e gjelbërt kundër Petroliferës Italiane. Ai është bërë i famshëm për këtë dhe familja e tij ka investuar në një nga hotelet më të bukura, pak nga pak Marina Bay. Pastaj ata që unë i njoh sepse jam deputet i Vlorës më thanë duam të të takojmë sepse është një kushëri, apo një i njohur, këtë nuk e di, që jeton në Meksikë dhe dëshiron të na ndihmojë, të na japë një dorë për të menaxhuar kazinonë. I thashë dakord. Hajdeni. Erdhën. I takova. Më thanë thjesht cfarë.. informacione mbi mundësinë e një gjëje të tillë dhe u thashë ne kemi një kuadër të thjeshtë për të stimuluar hotelet me 5 yje, që nuk kishte në Shqipëri bëmë një paketë pa taksa për 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa për lejet e ndërtimit”, tha Rama dje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese