Kardiokirurgu i njohur, Edvin Prifti është renditur në vendin e dytë në "Top 1000 shkëncëtarët në Google Scholar". Sipas Renditjes Kombëtare Shqiptare të indeksit Hirsch, Prifti ka zënë vendin e dytë në kontributin shkencor shqiptar, bazuar në treguesit e tyre shkenometrik.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, doktor Edvin Prifti shprehet se ndihet i nderuar për këtë pozicion të zënë në renditjen e kontributit shkencor shqiptar.
“Klasifikimi i renditjes së kontributit shkencor shqiptar në renditjen botërore sipas Hirsch indeks për tremujorin e dytë 2024. I nderuar për pozicionin e dytë pas prof. Roberta Gaziano”, shkruan kardiokirurgu Edvin Prifti në rrjetin e tij social, Facebook.
Renditja Kombëtare e Indeksit H në Shqipëri është një mjet i fuqishëm për vlerësimin e produktivitetit shkencor të shkencëtarëve, grupeve kërkimore dhe organizatave shkencore në Shqipëri. Për shkak të metodologjisë dhe fleksibilitetit të tij të qartë, renditja mund të përdoret për qëllime të ndryshme.