Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Karamuço për “thyerjen” e aplikacionit “Matrix”: Do trondisë vendin, përdorej nga grupet kriminale dhe vrasësit me pagesë

Shkruar nga Newsbomb
Karamuço për “thyerjen” e aplikacionit
FotoMontazh/ Aplikacioni Matrix

Një tjetër aplikacion që përdoret nga kriminelët është arritur të zbulohet. Një ekip i përbashkët hetimor, mes autoriteteve franceze dhe holandeze kanë arritur që të zbulojnë një tjetër shërbim të sofistikuar të mesazheve të koduara, i quajtur “Matrix”.

Në lidhje me këtë ka folur edhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço. Ai është shprehur se grupet kriminale kanë përdorur Matrix, pasi ishte një aplikacion që blihej me kriptomonedha dhe që ishte më e vështirë për të identifikuar abonentin.

Ai po ashtu është shprehur se ky aplikacion do të shkaktojë tërmet në vend, ashtu si Sky ECC, teksa tha se në këtë aplikacion ka detaje se si grupet kriminale gjenin fondet, vrasësit dhe më aps kryenin ekzekutime.

I pyetur nëse ka zyrtarë të lartë apo politikanë që kanë përdorur “Matrix”, Karamuço tha që kjo mbetët për të parë.

“Këtë aplikacion nuk mund ta blije siç ishte Sky, por e blije me kriptomenedha. Kjo ishte më e sigurt për të mos identifikuar abonentin. Shumë kriminel ranë në grackë për shkak të këtij elementi.

Këtu hetuesit do e kenë më të lehtë se te Sky për të zbardhur ngjarjet, pasi ka detaje dhe emra. Ky është një aplikacion që është përdorur më së shumti nga kriminelë ekzekutues, vrasës apo trafikantë, por në mesazhe mund të zbulohen e aktorë të tjerë që kanë lidhje me ta, duke nisur nga Policia.

Duan apo s’duam ne duhen do ketë aty emra. Ky aplikacion do të jetë një tjetër tërmet që do trondisë vendin. Do flasin për mënyrat e tmerrshme si vriteshin apo merreshin peng shënjestrat.

Vrasësit me pagesë e përdornin shumë sepse aty bisedonin të gjitha teknikalitetet, se si duhej të bëhej ekzekutimi, mënyrat e vrasjes, pikat e takimit dhe çdo element dhe detaj mbi porosinë e vrasjes.

Sigurisht do duhet kohë që të ndahen folderat për shtetet përkatëse. Nga thyerja e “MATRIX” do të zbulohen mesazhe që lidhen me krime të rënda, si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave”, tha Karamuço ndër të tjera për “Now me Erla Mëhillin”  në Euronews.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese