Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Karamuço për aplikacionin “Matrix”: Do dalin emra zyrtarësh e politikanësh, do ketë arrestime

Shkruar nga Newsbomb
Karamuço për aplikacionin “Matrix”: Do dalin emra
Foto ilustruese

Një tjetër aplikacion që përdoret nga kriminelët është arritur të zbulohet. Një ekip i përbashkët hetimor, mes autoriteteve franceze dhe holandeze kanë arritur që të zbulojnë një tjetër shërbim të sofistikuar të mesazheve të koduara, i quajtur “Matrix”.

Në lidhje me këtë ka folur edhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço. Ai është shprehur se nga këto mesazhe nuk do kenë mundësi grupet kriminale, që të mohojnë autorësinë, pasi çdo gjë në Matrix është me foto dhe me emra.

Ndër të tjera ai tha se nga këto do të dalin emra zyrtarësh të adiminstratësh, por edhe politikanë.

“Kjo është bërë nga kriminelët dhe IT kanë qenë pjesë e organizatave kriminale. Duke qene e reklamuar për sisteme shumë të gjera komunikimi është përdorur gjerësisht për vrasjen me pagesë. Janë thënë elementë konkretë, do shkosh ta vrasësh këtu, do përdorësh këtë armë, do marrësh lekët te filani, me foto. Për dallim nga Sky, këtu do shikojmë diçka më konkrete, dalin zbuluar.

Këtu nuk kam të thuash, jo nuk isha unë. Janë kapur dhe servera. Koha e shtrirë që i bie mbas 2021 kur ne na duhet sepse nuk na e mbulon dot SKY DHE ENCRO, nëse është gjetur kjo, atëherë do të na hapet një tjetër kuti Pandore shumë e madhe në Shqipëri, ku ne do të marrim vesh shumë nga këto histori, edhe ata që ne mendojmë se janë të zhdukur dhe të vrarë, edhe me vrasës shqiptar dhe të huaj. Do kemi shumë ngjarje që do të zbardhen. Në 33 gjuhët, është e konfirmuar që jemi dhe ne.

Te pastrimi i parave nuk do të dalin vetëm kriminelë, do dalin dhe administratë publike, edhe pushtetarë, sepse janë të ndërlidhur. Do dalin dhe politikanë, sepse dikush të mbron që ti e bën atë. Patjetër që do dalin sipërmarrës. Krimineli vetë nuk pastron dot para.Pas hapjes së “Matrix” do të ndodhin arrestime”, u shpreh ai për “ABC e Mëngjesit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese