Një shtetas shqiptar 31-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për vjedhje prone.
Ai u kap në aeroportin "Valerio Catullo" në Verona gjatë kontrollit të dokumenteve, sapo kishte mbërritur nga Tirana. Gjatë verifikimeve rutinë, policia konstatoi një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet e Hamburgut për këtë shtetas.
Dyshohet se ai ka qenë pjesë e një organizate kriminale të angazhuar në vjedhje banesash. Aktualisht, shqiptari ndodhet në burgun e Veronës dhe është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për procedurat e ekstradimit.
Sondazh
Poll