Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapet në Holandë dhe ekstradohet në Shqipëri 30-vjeçari, i vuri tritolin një banese tre vite më parë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
 
Kapet në Holandë dhe ekstradohet në Shqipëri
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim prej tre vitesh për një sërë veprash penale është ekstraduar nga Holanda në vendin tonë.

Mësohet se 30-vjeçari Kristi Bixheku, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ky person thekson policia në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e Bujar Turkut, më 31 dhjetor 2022, në qytetin e Lushnjës.

Njoftimi i Policisë

I dyshuar për një sërë veprash penale, ekstradohet nga Holanda, 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin shtetasve të shpallur në kërkim, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda, i shtetasit K. B., 30 vjeç, lindur në Lushnjë.

Shtetasi K. B., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhja e fakteve:

Shtetasi K.B. në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e shtetasit B. T., më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës.

Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë u bë e mundur arrestimi dhe ekstradimi i 30 vjeçarit në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese