Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kapet me pistoletë dhe 350 mijë euro kokainë, arrestohet 27-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Kapet me pistoletë dhe 350 mijë euro kokainë, arrestohet
Kokaina dhe sendet e sekuestruara nga policia

Policia italiane ka vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për trafik droge. Policia zhvilloi kontrolle në lokalin që posedonte i riu shqiptar, ku u gjetën disa doza kokainë në një kavanoz në zonën e kuzhinës.

Kontrollet e efektivëve të policisë italiane u shtrinë edhe në tre banesa që posedonte 27-vjeçari shqiptar. Policia gjeti një sasi prej 4.5 kilogramë kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sipas raportimeve, vlera e drogës në treg arrin vlerën e 350 mijë eurove. Sakaq, mësohet se gjatë kontrolleve policia i gjeti shqiptarit edhe një pistoletë gjysmëautomatike Beretta Mod.34 dhe fishekë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese