Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kapet me kokainë dhe 7 mijë euro cash, arrestohet 26-vjeçari në Itali, ridënohet për shitje droge

Shkruar nga Newsbomb
Kapet me kokainë dhe 7 mijë euro cash, arrestohet 26-vjeçari
Eurot dhe droga e sekuestruar

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.

Policia pas verifikimeve bëri me dije se i riu ishte dënuar nga Gjykata e Forlit më parë për trafik kokaine.

Shqiptari u kap teksa udhëtonte me një makinë të marrë me qira ndërsa gjatë kontrollit iu gjet 22 gramë kokainë e ndarë në doza dhe një shumë prej 1320 eurosh cash.

Kontrolli u zgjerua në një hotel në Ravenna ku i riu kishte qëndruar prej disa ditësh dhe rezultoi në gjetjen e 5760 eurove cash. 26-vjeçari shqiptar do të vuajë një dënim prej pesë muajsh burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese