Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kapet me 799 bimë marijuanë në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Spanjë

Shkruar nga Newsbomb
Kapet me 799 bimë marijuanë në makinë, arrestohet
Kutitë me drogë

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi u kap me 799 bimë marihuanë në automjet. 

Sipas mediave spanjolle, bëhet me dije se shqiptari është pikasur nga Oficerët e Njësisë së Sigurisë Qytetare (USECIC) të Komandës së Gardës Civile të Navarrës, të cilët panë një automjet që po udhëtonte në drejtim të gabuar, "duke vënë në rrezik serioz sigurinë rrugore". 

Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij për ndalimin dhe identifikimin e drejtuesit të makinës. Pas këqyrjes së automjetit, brenda u gjetën dhe sekuestruan 11 kuti kartoni të mbyllura, me 799 bimë marihuanë.

Menjëherë pas kësaj, i riu shqiptar u arrestua për shkelje të sigurisë rrugore dhe trafik droge. Ndërkohë, po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin përfundimtar të bimëve të sekuestruara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese