Hapësire reklamuese


Aktualitet

Kapet me 750 mijë € kokainë në makinë dhe 40 mijë € cash, arrestohet shqiptari në Parma

Shkruar nga Newsbomb
Kapet me 750 mijë € kokainë në makinë dhe 40 mijë
Droga e sekuestruar dhe paratë

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar i cili u kap nga efektivët me 8.4 kilogramë kokainë dhe 40 mijë euro cash. Shqiptari e kishte fshehur drogën në makinë në momentin kur u ndalua nga policia italiane në Parma.

Sipas raportimeve në mediat italiane shoferi u shfaq i nervozuar gjatë kontrollit nga policia ndërsa droga u gjet e fshehur në pjesën e poshtme të makinës.

Droga e sekuestruar nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 750 mijë eurove, informojnë mediat italiane.

Korrieri, me kombësi shqiptare, u arrestua dhe u dërgua në burgun e Parmës, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor vendas, i cili në datën 7 prill konfirmoi për herë të fundit arrestimin dhe urdhëroi mbajtjen e tij në burg.

Guardia di Finanza po vijon hetimet për zbërthimin e të gjithë organizatës kriminale që vepron në vend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese