Hapësire reklamuese


Aktualitet

Kapet me 4 milionë euro kokainë dhe 200 mijë euro cash, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Kapet me 4 milionë euro kokainë dhe 200 mijë euro cash,
Droga dhe paratë e sekuestruara

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar 53 vjeç, pas sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme droge dhe një shume të madhe parash në cash.

Arrestimi u krye në aksin Perugia–Bettolle, ku gjatë një kontrolli rutinë, agjentët e Skuadrës Fluturuese ndaluan një automjet që u konsiderua i dyshimtë.

Gjatë verifikimit, drejtuesi i mjetit shfaqi shenja nervozizmi, çka i shtyu oficerët të thellonin kontrollin. Ata zbuluan një ndarje të fshehur poshtë sediljes së pasagjerit, brenda së cilës u gjet një kilogramë kokainë.

Kërkimet vijuan edhe në një garazh në pronësi të të dyshuarit në zonën e Salsomaggiore, ku u përfshinë edhe forcat e Komisariatit të Policisë së Parmës.

Nga kontrolli në ambientin e dytë u gjetën edhe 39 kilogramë të tjera kokainë e ndarë në blloqe, si dhe një shumë prej rreth 189,000 eurosh cash.

Sipas vlerësimeve të policisë italiane, droga ka një vlerë tregu 4 milionë euro. Ndaj 53-vjeçarit shqiptar rëndon akuza për trafik të lëndëve narkotike. Ai është shoqëruar në komisariat, ku iu komunikua arrestimi dhe po përballet me procedurat e mëtejshme ligjore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese