
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në pikat kufitare. Gjatë një operacioni të përbashkët me autoritetet doganore, në Pikën Kufitare të Kapshticës është ndaluar shtetasi B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, autoritetet zbuluan 30 500 euro, të cilat ai po tentonte t'i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar.
Në vijim të veprimeve procedurale, Prokuroria ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 66-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S.
Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.