
Foto ilustruese
Një 38-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me dy kilogramë kokainë dhe 750 gramë kanabis.
Gjatë një patrullimi të policisë që synonte parandalimin e krimeve të lidhura me drogën, efektivën vunë re burrin që qëndronte në këmbë pranë një kopshti publik në Via Vitale. Policia dyshoi për personin dhe më pas vendosi të bëjë një kontroll në banesën e tij.
Brenda garazhit të shtëpisë u gjetën dhe u sekuestruan mbi 2.2 kilogramë kokainë dhe mbi 750 gramë marijuanë, e ndarë në disa pako, së bashku me materialin për paketimin e dozave.
Personi, i njohur tashmë për policinë për precedentë të veçantë, u arrestua dhe gjykata vendosi burg pa afat.
Sondazh
Poll