
Kokaina e sekuestruar nga policia
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi po transportonte 10 kilogramë kokainë të cilësisë së lartë.
Mësohet se pakot e drogës kishin të stampuara një shqiponjë. Policia zhvilloi operacionin përgjatë autostradës midis San Vittore del Lazio dhe Caianello.
Shqiptari u përpoq t'i shmangej kontrollit të policisë por efektivët e ndoqën dhe e ndaluan pranë ‘Mignano Montelungo’.
Gjatë kontrollit u zbuluan 10 pako me drogë. Sipas hetuesve nëse kokaina do të ishte hedhur në treg për shitje kap vlerën e 2 milionë eurove.
Ende nuk dihet kush janë porositësit e drogës ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.
Sondazh
Poll