
Foto ilustruese
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Zvicër pasi u kapën gjatë një kontrolli me 30 kilogramë kokainë në makinë. Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë të moshave 28 dhe 30 vjeç.
Autoritetet në Zvicër kanë nisur hetimet për origjinën e drogës dhe se ku do të dërgohej ngarkesa. Dyshohet se droga kishte destinacion vendet e tjera të Europës.
Shqiptarët të cilët ranë në prangat e policisë akuzohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Narkotikët dhe hetimet për rastin vijojnë.
Sondazh
Poll